Këtë fundjavë, më datën 3 tetor, në Utah (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-332 në artet marciale mikse (MMA). Një tjetër event i rëndësishëm që pritet të dhurojë spektakël e emocione për fansat.

Sfida kryesore e këtij eventi është ajo për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 57kg) për femra, titull ëq është vakant. Luftëtarja braziliane Natalia Silva (20 fitore, 5 humbje e 1 barazim) do të synojë titullin e këtij Divizioni.

Përballë saj do të jetë luftëtarja kineze Wang Cong (10 fitore e 1 humbje). Silva konsiderohet favorite si për faktin se ka më shumë përvojë por edhe se nuk humbet në kafaz prej vitit 2017 (ka fituar 14 duelet e fundit).

Në këtë event, në kafaz do të ngjiten edhe dy ish-kampionë bote si braziliani Deiveson Figueiredo (dy herë kampion në peshën flyweight) dhe veteran braziliani Rafael dos Anjos (kampion në peshën lightweight).

UFC-332, duelet kryesore

Natalia Silva – Wang Cong

Deiveson Figueiredo – Payton Talbott

King Green – Esteban Ribovics

Roberto Soldic – Khaos Williams

Areba Gautier – Roman Kopylov

The post UFC-332 premton spektakël: Një duel për titull dhe dy ish-kampionë bote në kafaz appeared first on Telesport.