“Toro” nga Bahia Blanca, kapiteni i Interit, ka barazuar Sergio Agueron në kuotën e 41 golave, por i ka realizuar në 85 ndeshje, kundrejt 101 të “Kun”. Goli i shënuar mbrëmjen e mërkurë nga Lautaro Martínez kishte shije të veçantë, jo vetëm sepse u realizua me fanellën e Argjentinës. Sulmuesi i Interit është zyrtarisht golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e “Albiceleste”, duke barazuar me 41 gola Sergio Agueron.
Lautaro i ka shënuar 41 golat në 85 paraqitje, ndërsa Agüero e arriti të njëjtën kuotë në 101 ndeshje. Një arritje që forcon më tej pozicionin e tij dhe e vendos pas vetëm Messit dhe Batistutës.
Renditja
Lionel Messi – 207 ndeshje, 125 gola
Gabriel Batistuta – 78 ndeshje, 55 gola
Lautaro Martínez – 85 ndeshje, 41 gola
Sergio Agüero – 101 ndeshje, 41 gola
Hernán Crespo – 64 ndeshje, 35 gola
Diego Maradona – 90 ndeshje, 33 gola
Gonzalo Higuaín – 75 ndeshje, 31 gola
Ángel Di María – 145 ndeshje, 31 gola
Leopoldo Luque – 41 ndeshje, 21 gola
Daniel Passarella – 65 ndeshje, 21 gola
The post Lautaro hyn në historinë e Argjentinës, i treti në podium pas Messit dhe Batistutës appeared first on Telesport.
