Policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal nga Prilepi dhe Shkupi të cilët kanë trafikuar drogë të llojit marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, grupi i organizuar kriminal ka funksionuar me detyra të ndara, ndërsa paratë i janë dorëzuar një personi të caktuar i cili më pas i ka paraqitur ato si mjete për blerjen e pasurive të patundshme dhe paraqitjen e tyre në mënyrë legale si tatim.

“Janë kryer bastisje në 36 lokacione. Janë arrestuar 20 persona nga Prilepi dhe një nga Shkupi. I janë gjetur përbërës të drogës, armë, municion, para, vetura, motoçikleta, telefona celular, detekto metali etj” .
Droga që në vendin tonë dyshohet të jetë futur përmes kanaleve ndërkombëtare është blerë në Gostivar dhe Dibër ndërsa është shitur në tregun e rajonit Prilep, Manastir, Kavadarc, Veles dhe në Shkup”, thanë nga Ministria e Brendshme.

“Droga është shitur për 500-800 denarë grami për marihuanë dhe 4.000-6.000 për kokainë. Paratë i janë dorëzuar njërit nga të dyshuarit. Ky i fundit i ka shpërblyer për punën”, theksuan nga Ministria e Brendshme.

Armët të cilat grupi kriminal i ka përdorur, sipas policisë janë blerë nga persona akoma të paidentifikuar por që është deklaruar prejardhja e tyre, kryesisht nga Struga dhe Dibra, ndërsa në disa raste janë furnizuar edhe nga persona të panjohur nga Shqipëria. Njëri nga personat e përfshirë në skemën kriminale ndodhet në paraburgim në Francë për tregti me drogë. Veprimet e tyre janë bërë më të theksuara kryesisht gjatë 8 muajve të fundit, ndërsa policia ka siguruar dëshmi se me veprimtarinë e tillë grupi i organizuar kriminal është marrë edhe në vitin 2025. Ndaj 21 personave janë ngritur kallëzime penale për: tregti me drogë dhe pastrim i parave./Alsat.

The post 21 të arrestuar dhe 36 lokacione të bastisura në aksionin kundër grupit të organizuar kriminal në Shkup dhe Prilep appeared first on Alsat.