Joao Felix ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Europë dhe konkretisht te Barcelona, aty ku ishte i huazuar për një sezon 2023-2024. Kontrata aktuale me Al-Nassr skadon në qershor të këtij sezoni dhe ylli portugez ka vendosur që tani për largimin.

Në një intervistë për mediet spanjolle gjatë javës së fundit, Joao Felix rrëfeu se ëndrra e tij kishte qenë gjithmonë të luante për Barçën, një ëndërr që e realizoi dhe që mund të përsëritet pas nëntë muajsh.

Për më tepër, agjenti i tij është Jorge Mendes, i cili e solli Joao Cancelo në “Camp Nou” verën e kaluar përmes një operacioni të ngjashëm, ndonëse në këtë rast gjërat do të jenë më të thjeshta pasi nuk përfshihet ndonjë kontratë ekzistuese.

Tani do të jetë Hansi Flick që do të japë përgjigjen përfundimtare, por rikthimi i portugezit te Barcelona duket se ka shumë pak gjasa të ndodhë realisht. Drejtuesit e klubit katalanas kanë prioritete të tjera në merkato dhe pozicioni që mbulon Joao Felix është i kompletuar te Barcelona me emra si Fermin Lopez apo Dani Olmo.

The post Luajti vetëm për një sezon, 26-vjeçari dëshiron të rikthehet te Barcelona. Hansi Flick ka në duar fatin e tij appeared first on Telesport.