Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga një vend me prani të kufizuar në hartën turistike europiane në një destinacion që pret mbi 12 milionë turistë.

Gjatë edicionit të parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama tha se rritja e kërkesës për Shqipërinë po shoqërohet me nevojën për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe infrastrukturës.

“Për këtë interes kaq të lartë, është shumë bukur që ta shikosh nga këtu. Ju jeni këtu për të eksploruar më shumë mundësi, dhe për të eksploruar partneritete potenciale. Por dua të them pak fjalë, nga fakti se ajo që po dëshmojmë sot nuk mund të imagjinohet as 500 vjet më parë. Ishte një moment shumë i vështirë, që të përballeshim se sa prapa ishim duke u krahasuar me botën atje jashtë, me fqinjët tanë dhe forcat e kësaj industrie në kontinentin tonë. Nuk kishte hotel me pesë yje. Vendi ynë ishte një vrimë e zezë në hartën e Europës, për turizmin.”

Ai theksoi se synimi është të tërhiqen turistë me të ardhura më të larta dhe marka ndërkombëtare. Sipas Ramës, vendi tashmë ka kaluar fazën më të vështirë të promovimit si destinacion turistik.