Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) dëshiron ta tërheqë fanellën legjendare me numrin 10 të Lionel Messit pas largimit të tij nga kombëtarja, por rregulloret e FIFA-s nuk do ta lejojnë.

Në moshën 39-vjeçare, argjentinasi do të luajë të martën ndaj Benini, në “Monumental” të Buenos Airesit, ndeshjen e tij të 208-të dhe të fundit me kombëtaren. Presidenti i AFA-s, Claudio Tapia, kishte shprehur dëshirën që fanella e mbajtur nga Messi që prej vitit 2009 të mos i jepej më askujt, si nderim për një futbollist që ka fituar, ndër të tjera, Botërorin dhe dy Kupa të Amerikës me Albiceleste.

Argjentina mund ta lërë të lirë numrin 10 në ndeshjet miqësore, por jo në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë. Rregullorja e FIFA-s kërkon që kombëtaret t’u caktojnë lojtarëve të grumbulluar numrat nga 1 deri në 26. Kështu, në një Botëror ose “Copa América”, një pasardhës i Messit do të duhet ta mbajë detyrimisht fanellën me numrin 10.

Mënyra e vetme për ta lënë numrin 10 bosh do të ishte të mos grumbullohej një lojtar, duke kaluar nga 26 në 25 futbollistë. Sportivisht, kjo do të ishte një zgjedhje absurde.

 

The post Argjentina dëshiron ta tërheqë fanellën nr.10 të Messit, por FIFA nuk e lejon. Ja çfarë thotë rregullorja appeared first on Telesport.