“Çështja Negreira” vijon të diskutohet, pasi UEFA konfirmoi se ka marrë dosjen e paraqitur nga Real Madridi, e cila thuhet se përmban rreth 50 mijë faqe. UEFA bëri të ditur se inspektorët e saj të etikës dhe disiplinës do ta vlerësojnë dokumentacionin në kuadër të hetimit në vazhdim.

Ish-arbitri Iturralde González, duke folur për “El Larguero” komentoi çështjen dhe qëndrimin e Realit: “Nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë dhe komunikata e UEFA-s e tregon qartë. Bëhet fjalë thjesht për shtimin e informacioneve të tjera në një çështje që po hetohet që nga viti 2023.

Rregullorja 4.2 e UEFA-s përcakton se duhet të provohet një ndikim konkret mbi një rezultat sportiv që të ketë sanksion nga federata europiane. Për tre vjet, ‘Guardia Civil’ në Spanjë nuk ka provuar dhe nuk do të provojë se ka pasur ndikim te ndonjë arbitër. Nëse nuk ka ndikim te’ arbitrat, nuk ka korrupsion sportiv.

Nëse ke 50 mijë faqe që provojnë qartë korrupsionin sportiv, duhet t’i paraqesësh në gjykatë. Është kurioze që Real Madridi kërkon tani nga UEFA të marrë një vendim sa më shpejt, kur në Spanjë afatet po zgjaten pikërisht për shkak të shtyrjeve të kërkuara nga vetë klubi i bardhë. Bën përshtypje që lëvizin kështu tani që nuk po marrin rezultate në fushë. Kur shkonin krah për krah me Barcelonën për krijimin e Superkupës Europiane, nuk e ushtronin këtë presion”.

 

The post Çështja “Negreira”, ish-arbitri González: Është kurioze pse Reali lëviz tani që nuk po merr rezultate appeared first on Telesport.