Arturo Vidal i ka dalë publikisht në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas largimit të këtij të fundit nga grumbullimi i Portugalisë, për shkak se nuk u aktivizua për asnjë minutë në ndeshjen e dytë në grup, atë ndaj Norvegjisë.

Mesfushori kilen, i cili më parë ka luajtur për Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona dhe Inter Milan, kritikoi trajnerin Jorge Jesus. Ai theksoi se Ronaldo meriton një trajtim që i përshtatet statusit të tij dhe gjithçkaje që i ka dhënë futbollit portugez.

“Mendoj se trajneri la një përshtypje shumë të keqe. Sinqerisht, kjo është e turpshme. Një lojtar si Cristiano Ronaldo, cili është një nga katër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe që të gjithë do ta renditnin të parin, të dytin ose të tretin, të largohet nga kombëtarja në këtë mënyrë… është e pabesueshme.

Një lojtar i tillë nuk mund të largohet në këtë mënyrë. Cristiano ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Ajo që ai i ka dhënë futbollit dhe kombëtares së Portugalisë është se i ka çuar ata në një nivel tjetër. Ka trajnerë që nuk i respektojnë këto gjëra”, tha Vidal.

The post “Ajo që i bënë është e turpshme”, Arturo Vidal i del në mbrojtje Ronaldos dhe kritikon trajnerin e Portugalisë appeared first on Telesport.