Te Juventus, një tjetër rritje e kapitalit me vlerë 250 milionë euro mund të sigurojë fonde vendimtare për sesionet e ardhshme të merkatos, nga janari e deri në verën e vitit 2027, me rreth 100 milionë euro në dispozicion për të përforcuar skuadrën. Objektivi minimal është kualifikimi në Champions League, me shpresën për të luftuar së shpejti për titullin.
Pas serisë së lodhshme prej nëntë ndeshjesh në 29 ditë para pushimit të nëntorit, do të mbetet pak më shumë se një muaj deri në hapjen e merkatos së dimrit. Pjesërisht për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë prekur skuadrën, Carnevali dhe Massara po e shohin atë periudhë si mundësi për të përforcuar grupin e Luciano Spalletti.
Nevoja kryesore është në mesfushë, ku si Locatelli ashtu edhe Thuram janë jashtë fushës, pasi u është dashur t’i nënshtrohen operacioneve për dëmtimet e tyre përkatëse. Emri kryesor në listë është një objektiv i kahershëm: Pierre-Emile Hojbjerg, mesfushori mbrojtës danez 31-vjeçar që aktualisht luan për Marseja.
Edhe Fiorentina është e interesuar, por Juve mund të shfrytëzojë prestigjin e saj për të mbyllur marrëveshjen: klubi francez nuk e konsideron atë si lojtar të pashitshëm. Shumçka do të varet gjithashtu nga largimet e lojtarëve dhe nga mundësia e largimit të Teun Koopmeiners.
Siç raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, një tjetër çështje e nxehtë për janarin ka të bëjë me pozicionin e mbrojtësit të majtë, një zonë që drejtuesit kishin planifikuar ta trajtonin që në verë. Me largimin e mundshëm të Juan Cabal, zëvendësuesi i tij mund të jetë Rayan Ait-Nouri, 25-vjeçari nuk është në planet e Manchester City.
Ndërkohë, do të vazhdojë monitorimi i profileve të tjera për reparte të ndryshme: nga Folarin Balogun te Benjamin Sesko apo Brian Brobbey si zëvendësues të mundshëm për Woltemade (blerja e të cilit është e vështirë, duke pasur parasysh se Newcastle pagoi mbi 80 milionë euro për të në vitin 2025), e deri te dëshira për të fituar garën për Lorenzo Palmisani, portierin e Frosinone-s dhe të kombëtares U-21.
The post Një Juve me pamje të re nga merkatoja e janarit, ja emrat që klubi bardhezi po shqyrton pas rritjes së kapitalit appeared first on Telesport.
