“Jemi krenarë”. Alessandro Bastoni, autor i golit për të dytën ndeshje radhazi me kombëtaren axurre, u shfaq shumë i kënaqur pas pikës së marrë (1-1) ndaj Francës së Zidane në Paris.
“E dinim se duhej të vuanim. Në pjesën e parë e bëmë këtë dhe rastet më të pastra ishin tonat. Për më tepër, ishim të zotë të mos dorëzoheshim pas golit që pësuam. Vazhduam të luanim duke u mbështetur te cilësitë tona.
Të largohemi me keqardhje tregon gjithçka për këtë mbrëmje. Na pret një rrugëtim i gjatë dhe objektivi është të bëhemi skuadër e dallueshme”, – shtoi mbrojtësi zikaltër.
The post Bastoni, pas 1-1 ndaj Francës: Dimë edhe të vuajmë, largohemi me keqardhje. Ja objektivi ynë appeared first on Telesport.
