Shqipëria luan sot ndeshjen e tretë në grup në Ligën C, për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë po përballen në Helsinki ndaj Finlandës, dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Trajneri Rolando Maran kishte bërë disa ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar ndaj San Marino. Shqipëria e nisi sot me këtë formacion: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Pilo, Ramadani, Asllani: Muçi, manaj, Hoxha.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 4-të me Rei manaj. Sulmuesi kuqezi shënoi me kokë, pas krosimit të Kristian Asllanit nga goditja e këndit.

Në minutën e 22-të, Etrit Berisha jep një pasim të gabuar dhe ndërhyn ndaj kundërshtarit në mënyrë të gabuar, në kufitjë e zonës së rreptësisë. Gjyqtari e ndëshkon direkt me karton të kuq. Futet Alen Sherri, dalin Berisha dhe Arbër Hoxha. Goditje dënimi për Finlandën. Goditje e fuqishme nga Leo Walta, topi shkon në rrjetë. Barazohen shifrat 1-1, minuta e 26-të.

Asgjë të pazakontë deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 1-1.

SHIKOGOLAT

The post “Skuqet” Berisha, Shqipëria e nis mirë në Helsinki, por situata ndryshon rrugës. Mbyllet pjesa e parë (video) appeared first on Telesport.