Ka startuar të shtunën sezoni 2026-2027 i Superligës në volejboll për femra. Kampionet në fuqi të Pogradecit e nisën mbarë kampionatin, duke fituar 3-2 ndaj Skënderbeut në derbin juglindur, në një ndeshje me emocione përgjatë 5 seteve zhvilluar në fushën e tyre.

Të dyja ekipet dueluan deri në fund për fitoren (25-23, 18-25, 25-21, 11-25, 15-13). Derbi i kryqytetit mes Dinamos dhe Partizanit u fitua 3-0 nga “të kuqtë”, që nuk hasën shumë vështirësi për të marrë tri pikët (25-23, 25-25, 25-14). me kalimin e kohës, loja e dinamoviteve ra, ndërsa Partizani pati epërsi.

Fitore pa probleme arrin Tirana, që në fushën e saj mundi 3-0 Lushnjën (25-6, 25-12, 25-12), një ndeshje që ishte si një stërvitore për bardheblutë. Pa probleme fiton jashtë fushe edhe Teuta, që mundi 3-0 Vllazninë në shkodër (25-15, 25-16, 25-18), duke dominuar në të trija setet.

Superliga-Femra (java 1)

Tirana – Lushnja, 3-0

Vllaznia – Teuta, 0-3

Dinamo – Partizani, 0-3

Pogradeci – Skënderbeu, 3-2

Renditja: Tirana 3 pikë, Teuta 3 pikë, Partizani 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Dinamo 0 pikë, Vllaznia 0 pikë, Lushnja 0 pikë.

Kategoria e Parë-Femra (java 1)

Flamurtari – Apolonia, 3-1

Mirdita – Korabi, 3-1

Studenti – Elbasani, 3-0

Renditja: Studenti 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Mirdita 3 pikë, Korabi 0 pikë, Apolonia 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Pogradeci debuton me fitore në Superligë, Partizani mund Dinamon në derbi, fitojnë Teuta e Tirana appeared first on Telesport.