Kroacia pësoi dje humbjen më të thellë në historinë e saj, ku u mund 0-7 nga Anglia, në ndeshjen e tretë në grup në Ligën A, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Luka Modric nuk u kursye aspak dnaj vetes dhe shokëve të skuadrës pas kësaj humbjeje të rëndë. Mesfushori kroat ishte shumë i ashpër me fjalët që tha në intervistën pas ndeshjes.

“Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje të tillë, pa duele, pa faulle, pa agresivitet apo kohezion… Jam këtu prej 20 vitesh, por është hera e parë që ndiej turp pas një ndeshjeje.

Mund të humbasësh, dikush mund të jetë më i fortë dhe për momentin ata janë më të fortë. Por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të hedhësh poshtë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite, është e papranueshme. Vërtet ndiej turp”, tha Modric.

The post “Hera e parë që ndiej turp pas një ndeshjeje”, Modric me fjalë të ashpra pas humbjes 0-7 ndaj Anglisë appeared first on Telesport.