Kosova do të përballet sot me Austrinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e katërt në grup në Ligën C. Në Vienë, Dardanët u mundën 3-1 dhe sot do të kërkojnë “hakmarrjen”.

Në krahasim nga ndeshja e tre ditëve më parë në Vienë, Franco Foda ka bërë sot disa ndryshime të rëndësishme në formacion. Rikthehet në mesfushë dyshja Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha. Në sulm, Kosova e nis sot me treshen Baton Zabërgja, Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi.

Kosova XI: Saipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zabërgja, Zhegrova, Muriqi

Ndeshja do të nisë në orën 18:00 dhe do të jetë e fundit për këtë periudhë të caktuar për Ligën e Kombeve. Më pas Kosova do të rikthehet në fushë për dy ndeshjet e fundit në grup, në mes të muajit nëntor.

The post Zhegrova dhe Muriqi nga minuta e parë, Kosova me formacion sulmues ndaj Austrisë appeared first on Telesport.