Nga një titullar i padiskutueshëm në një zgjedhje të tretë. Ky është fati i Alejandro Balde te Barcelona. Spanjolli i krahut të majtë ka përfunduar tashmë zgjedhje e tretë për Hansi Flick, i cili preferon para tij Gerard Martin dhe portugezin Joao Cancelo.
Bale ka luajtur vetëm 12 minuta që nga nisja e sezonit, në ndeshjen e La Ligës kundër Racing në “Camp Nou”. Pas asaj paraqitjeje, mbrojtësi i majtë ka qëndruar jashtë formacionit në gjashtë ndeshjet pasuese.
Në këtë situatë, largimi i Balde gjatë merkatos së janarit është i pashmangshëm. Nga njëra anë, Barcelonës i duhen të ardhura shtesë për të bërë përforcimet e nevojshme në merkato. Në anën tjetër, vetë lojtari nuk mudn të vazhdojë gjatë me këtë situatë, duke qëndruar vazhdimisht në stolin rezervë.
Për Balde ka pasur interes të vazhdueshëm nga klubet e Premier League. Barcelona e vlerëson mbi 40 milionë euro.
The post Ka luajtur vetëm 12 minuta këtë sezon, largimi i këtij lojtari nga Barcelona gjatë janarit është i pashmangshëm appeared first on Telesport.
