Në 342 zjarre kanë intervenuar zjarrfikësit e Kërçovës nga janari i këtij viti e deri më sot.
Zjarret kryesisht kanë qenë në hapësira të hapura.
Pavarësisht mungesës së makinerive, ekipi i zjarrfikëseve nuk ka munguar në terren në asnjë moment dhe është gjendur pranë qytetarëve në çdo rrezik të mundshëm.
“Nga fillimi i vitit 2026 janë regjistruar 342 zjarre nga të cilët, zjarre në të hapur janë 140, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë deponi te egra, shkurre dhe një pjesë e vogël ka qenë zjarre në mal”, tha Filip Mitrefski – koomandant i zjarrfikësve – Kërçovë.
Ai thotë se zjarret më të vështira janë ato malore, ku terrenet janë të vështira dhe thuajse të paarritshme.
“Zjarret nëpër male janë më të vështira për shkak të depërtimit në teren sepse kur kemi zjarre në teren të pa arritshëm kemi ndihmë edhe nga ndërmarrja e pyjeve, drejtoria për shpëtim dhe qendra për menaxhim me kriza, dhe së bashku ballafaqohemi me zjarret”, u shpreh Filip Mitrefski – koomandant i zjarrfikësve – Kërçovë.
Ai thotë se në periudhën e dimrit tanimë do të fillojnë me intervenime e zjarreve të oxhaqeve që ndodh çdo vit dhe ka shumë intervenime. Mitrevski bën apel që të pastrohen sa më shpejt para sezonit të ngrohjes dhe të bëhet kujdes maksimal sidomos nëpër ndërtesa.
