E ardhmja e Giovanni Leoni te Liverpool është vënë në dyshim. Italiani i transferuar me shumë bujë në verën e vitit 2025 nga Parma për 35 milionë euro bashkë me bonuset, nuk po gjen dot hapësira te të kuqtë.

19-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë gjatë sezonit të kaluar që e la jashtë për muaj të tërë. Italiani ende nuk ka luajtur për asnjë minutë këtë sezon dhe duket se nuk bën pjesë në projektin e Andoni Iraola.

Në këtë situatë nuk përjashtohet largimi i tij nga Liverpool gjatë merkatos së ardhshme. The Sun zbulon se Juventus dhe Inter kanë nisur që tani kontaktet e para për një huazim të mundshëm të qendërmbrojtësit italian gjatë merkatos së janarit. Por, nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimi përfundimtar në Serie A gjatë verës, duke parë që aventura në Angli nuk po shkon aspak sipas pritshmërive.

The post 35 milionë euroshi i transferuar me shumë bujë nuk ka vend te Liverpool, Inter dhe Juventus janë gati ta mirëpresin appeared first on Telesport.