Zemra e madhe e një legjende! Besart Ibraimi dhuron pajisje sportive për Vëllazërimin

Besart Ibraimi, legjendë e futbollit shqiptar dhe futbollist aktual i KF Shkëndija, ka bërë një gjest të veçantë human dhe sportiv për KF Vëllazërimi 1977.

Para nisjes së ekipit për në Manastir, Ibraimi siguroi veshje sportive për të gjithë futbollistët e Vëllazërimit, duke mundësuar nga dy palë për secilin lojtar – një për udhëtime dhe një për stërvitje.

Një gjest që shkon përtej sportit, duke sjellë motivim, respekt dhe solidaritet për futbollistët e klubit.

Nga KF Vëllazërimi 1977 kanë shprehur mirënjohje të thellë për Ibraimin, duke e cilësuar këtë si një dëshmi se madhështia e një sportisti nuk matet vetëm me golat dhe trofetë, por edhe me zemrën që tregon jashtë fushës.