Policia njofton se në kuadër të aksionit operativ “Pastruesi”, që nga shtatori i vitit 2024 janë privuar nga liria 5.628 persona, ndërsa janë kryer 1.158 bastisje dhe janë ngritur 1.135 kallëzime penale. Sipas MPB-së, aksioni është fokusuar në luftën kundër krimit të dhunshëm, tregtisë së paligjshme me drogë dhe krimit ndërkufitar. Nga kallëzimet, 1.047 kanë të bëjnë me vepra penale të lidhura me drogën, ndërsa gjatë aksioneve janë sekuestruar marihuanë, kokainë, amfetaminë, heroinë, hashash, tableta MDMA, armë dhe mjete financiare. MPB-ja thotë se janë parandaluar edhe kanale ndërkombëtare të trafikimit të drogës në pikat kufitare Tabanoc, Deve Bair dhe Dojran i Vjetër.