Gabimet e evidentuara shpesh këtë sezon në lidhje me strategjinë i kanë kushtuar shumë makinës Ferrari. Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në pistën e Sepang ishte treguesi më i qartë që strategjia nuk është pika më e fortë e “kokëkuqes”.
“Strategjitë e ndryshme mbartin gjithmonë një rrezik, sepse në këto kushte nuk ka një rrugë të mesme: njëra makinë performon jashtëzakonisht mirë, ndërsa tjetra shumë keq. Menduam se kishim bërë zgjedhjen e duhur, por gabuam”, tha Charles Leclerc.
“Në këtë aspekt, skuadrat e tjera janë para nesh, veçanërisht Red Bull. Të dielën gabuam në çdo aspekt në fillim, por vepruam siç duhet në fund. Në fund të fundit, arritëm rezultatin më të mirë të mundshëm për atë ditë, edhe sikur kushtet të kishin qenë normale”, shtoi monegasku.
Në fund, ai sqaroi: “A mund të drejtohen këto makina në pistë të lagësht? Mendoj se për momentin, në kushte lagështie, nuk kemi kontroll të plotë mbi gjithë fuqinë që mund të ofrojë njësia motorike.“
The post Leclerc: Duhet të përmirësohemi në strategjitë e garës, në Sepang gabuam në start me gomat appeared first on Telesport.
