Jurgen Klopp nuk e ka nisur edhe aq mirë në krye të Gjermanisë, duke marrë një fitore, një humbje dhe dy barazime në katër ndeshjet e tij të para si trajner i katër herë kampionëve të botës.

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthäus, vë në dukje se Jurgen Klopp është para një dileme të madhe kur vjen puna të formacioni titullar.

Çështja ka të bëjë me rolin e mesfushorit ofensiv, ku Gjermania ka në dispozicion si Florian Wirtz ashtu edhe Jamal Musiala.

“Për mendimin tim, Musiala dhe Wirtz mund të luajnë fare mirë së bashku. Por, me Kimmich si i vetmi mesfushor mbrojtës, dyshja Musiala/Wirtz do të ishte tepër sulmuese ndaj ekipeve të mëdha. Kështu që, në sistemin e Klopp, zgjedhja është ose Musiala, ose Wirtz,” tha Matthäus për “Sport Bild“.

Në katër ndeshjet e fundit, Klopp e kishte shmangur këtë çështje, për shkak të asaj që ndodhi me Musiala. Wirtz ishte përfshirë fillimisht në listën e dytë, të planifikuar për ndeshjet kundër Serbisë dhe Greqisë, por u thirr më herët në ekipin kryesor pasi Musiala pësoi një dëmtim gjatë nxehjes para ndeshjes me Holandën.

“Ata janë ndoshta lojtarët tanë më të mirë kur janë në formën e tyre më të lartë. Prandaj, të lësh jashtë njërin prej tyre duket absurde. Do të isha shumë i kënaqur nëse Klopp do të mund t’i përgjigjej pyetjes me: Musiala apo Wirtz? Por nuk besoj se do ta shohim këtë zgjidhje në Kampionatin Evropian të vitit 2028,” shtoi Matthäus.

The post “Duket absurde”, Matthäus vë në siklet Jurgen Klopp me pyetjen e tij appeared first on Telesport.