Inter ka filluar që tani të mendojë për merkaton e verës së ardhshme. Klubi ziklatër po punon për të finalizuar dy transferime me kosto zero. Emri i parë në listë është ai i Mateo Kovacic, kontrata e të cilit me Man. City-n skadon në fund të këtij sezoni. Kroati ka qenë pjesë e zikaltërve ëpr dy sezone, para se të transferohej te Real Madrid.
Mesfushori kroat mund të negociojë lirisht një parakontratë duke filluar nga janari i vitit 2027, nëse nuk e rinovon marrëveshjen me City-n para kësaj date, gjë që duket e vështirë të ndodhë, duke ditur që po luan një rol dytësor te “Qytetarët” dhe largimi duket i pashmangshëm.
Përveç Kovacic, Inter po ndjek edhe një profil tjetër për mesfushën, që është më fizik dhe agresiv sesa kroati. Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Frank Zambo-Anguissa. Kontrata e tij aktuale me klubin napolitan skadon në qershor të këtij sezoni. Anguissa ka kërkuar një pagë që i afrohet 6 milionë eurove, krahasuar me 3.6 milionë eurot që përfiton aktualisht.
Inter i sheh dy lojtarët në fjalë si zëvendësuesit e mundshëm të Hakan Calhanoglu dhe Henrikh Mkhitaryan.
The post Inter planifikon dy goditje me kosto zero. Njëri prej tyre do të jetë rikthim i bujshëm appeared first on Telesport.
