Pasi i mbaroi kontrata në qershor me Galatasaray-in, Mauro Icardi është ende në kërkim të një klubi të ri, ku mund të transferohet si lojtar i lirë. Fabrizio Biasin ka zbuluar një prapaskenë të bujshme të ndodhur në merkaton e fundit, me protagonist Mauro Icardin.

Sulmuesi argjentinas ka kërkuar të rikthehet tek Inter, si sulmues i pestë dhe nuk ka pasur asnjë pretendim në lidhje me pagën. “Mendoj se narrativa rreth largimit të tij ka qenë e gabuar: ai pagoi çmimin për një sërë vendimesh për të cilat mban përgjegjësi dhe gjërat shkuan keq për shkak të tij. Sot, ai do të bënte zgjedhje të ndryshme.

“Por unë e kam njohur dhe mund t’ju them se rrallë kam parë një sulmues kaq të lidhur me fanellën e Interit. Dhe këtë nuk e dini: në verën e vitit 2026 ai luftoi me çdo kusht për t’u rikthyer si sulmuesi i pestë i Interit.”

Ai do të ishte rikthyer edhe me pagën bazë, por fatkeqësisht për të, nuk kishte më vende të lira”, tregoi Biasin në podkastin “The Table”.

The post “Icardi bëri gjithçka gjatë verës për t’u rikthyer tek Inter, si sulmuesi i pestë”, zbulohet prapaskena interesante e merkatos appeared first on Telesport.