Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) mund të jetë pjesë e programit mbështetës në mbrëmjen e madhe të boksit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.
Dyshja britanike e peshave të rënda do të përballet më në fund në ring në stadiumin “Principality” në Cardiff, të premten më 11 dhjetor. Po në atë ring dhe po atë mbrëmje mund të luftojë edhe Wilder, por ende nuk ka asnjë konfirmim.
Në përballjen e tij të fundit në ring, ish-kampioni i WBC-së arriti një fitore me pikë ndaj pretendentit britanik Derek Chisora në arenën “The O2” në Londër, në muajin prill.
Tani, Wilder mund të rikthehet në Britani për një duel në kuadër të eventit shumë të pritur Fury-Joshua, ndonëse kundërshtari i mundshëm ende nuk është konfirmuar.
“Bronze Bomber” është përballur me Fury tri herë, duke e rrëzuar atë disa herë në një ndeshje që përfundoi në barazim, përpara se Wilder të pësonte dy humbje radhazi me ndërprerje të ndeshjes.
Wilder ka pasur gjithashtu një rivalitet të gjatë me Joshua, edhe pse ata ende nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre përmes një përballjeje në ring.
The post Një tjetër ish-kampion bote në mbrëmjen e madhe mes Fury e Joshua, edhe Deontay Wilder në ring appeared first on Telesport.
