Gjatë bisedës së tij të gjatë me Versus në Telesport, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka zbuluar edhe gjithashtu, i ngacmuar në studion e podcastit, nëse Ilir Daja, për të cilin vlerësimi është i madh në Kosovë, të jetë kontaktuar ndonjëherë seriozisht nga stoli i Dardanisë.
“Jo, seriozisht asnjë tentativë konkrete skemi pasur. Padiskutim që emri i tij vlerësohet, sidomos puna te Ballkani që ka qenë edhe për rritjen e disa lojtarëve që sot janë edhe te Kosova. Por, bisedime serioze skam pasur kurrë”.
“Kosova nuk është e thënë se në të ardhmen do të vazhdojë gjithmonë me trajnerë të huaj, aspak. Ne e kemi zgjedhur Fodën jo se ishte i huaj, por sepse pamë diçka te ai që na pëlqeu për të nisur një cikël dhe për të pasur një filozofi loje në atë që donim të bënim”.
The post Prapaskenat e Bajram Shalës: “Ja si qëndron historia me Ilir Dajën te Kosova! Në të ardhmen…” appeared first on Telesport.
