Chelsea është duke fituar 2-0 ndaj Bournemouth pas 45 minutave të para në “Stamford Bridge”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.
“Blutë” e drejtuar nga Xabi Alonso e nisën vrullshëm takimin, duke shënuar 2 gola të menjëhershëm në më pas se dy minutat e para të ndeshjes.
Në minutën e 1-rë, që ishte edhe aksioni i parë i Chelsea-s drejt portës kundërshtare, ishte Jordan Henerson që gjeti golin e parë me fanellën e Chelsea-s, pas një asisti të Cole Palmer.
Mesfushori 36-vjeçar shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e tretë, Chelsea gjen golin e dytë me transferimin tjetër të verës, Morgan Rogers, i cili shënoi me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Jordan Henderson.
Pjesët e para në takimet e tjera u mbyllën me këto rezultate:
Aston Villa-Brentford 1-1
Ipswich-Fulham 0-0
Sunderland-Brighton 0-0
The post Dy gola për më pak se dy minuta, Henderson “leksion” yjeve të Chelsea-s si shënohen gola spektakolarë (video) appeared first on Telesport.
