Manuel Neuer ka bërë mesditën e sotme një nga gafat më të rënda në karrierën e tij, në sfidën e Bayern Munich në transfertë ndaj Augsburg, e vlefshme për javën e pestë në Bundesligë.
Menjëherë sapo nisi ndeshja dhe në topin e kthyer mbrapsht drejt Neuer, portieri gjerman bëri nga ato daljet e tij të zakonshme, por që këtë herë gaboi rëndë dhe pa topin e goditur nga Robin Fellhauer që përfundoi në rrjetë, pas vetëm 6 sekondash lojë.
40-vjeçari kërkoi menjëherë falje ndaj shokëve të tij të skuadrës. Rezultati aktual vazhdon 1-0 për Augsburg, po luhen minutat e fundit të pjesës së parë.
Ky është sezoni i fundit që Neur po luan me Bayern dhe pritet të largohet në verë, nëse nuk ndodh ndonjë surprizë deri atëherë.
The post Neuer bën gafën e vitit, Augsburg shënon vetëm pas 6 sekondash lojë (video) appeared first on Telesport.
