Inter është duke udhëhequr 2-0 ndaj Parmës, pas 45 minutave të para në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku pas një gafë të Eduardo Corvi-t, portierit të Parmës, Petar Sucic, përfitoi më së miri dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Në minutën e 17-të, Francesco Pio Esposito fiton penallti, pasi pengohet në zonë nga mbrojtësi kundërshtar. Godet Hakan Calhanoglu, topi përfundon në rrjetë, edhe pse Corvi kuptoi krahun.
Në minutën e 30-të, Inter trefishon shifrat me Marcus Thuram. Francezi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Henrikh Mkhitaryan.
The post Inter mbyll llogaritë me Parmën që në pjesën e parë. Zikaltrit nuk kursehen aspak (video) appeared first on Telesport.
