Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për meshkuj. Studenti dhe Skënderbeu kryesojnë renditjen me nga 6 pikë pas dy javëve të para të kampionatit.

Studenti arriti një fitore të lehtë 3-0 në fushën e Elbasanit, duke qenë surpriza e këtij sezoni. Ekipi kryeqytetas pati epërsi në të trija setet, që i fitoi me diferenca të mëdha (25-17, 25-17, 25-23).

Vuan disi në të trija setet por në fund triumfon edhe Skënderbeu, që në Korcë mundi po 3-0 Vllazninë (25-22, 25-20, 25-22. Të dyja skuadrat rivalizuan fort, por vendasit bënë diferencën në fund.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Erzenit, duke korrur tri pikët e para sezonale (25-20, 23-25, 25-14, 25-17). Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, pasi më tej ishin bardheblutë ata që dominuan dhe e merituan fitoren.

Superliga-Meshkuj, java e dytë

Elbasani – Studenti, 0-3

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0

Tirana – Erzeni, 3-1

Partizani (pushim)

Renditja: Studenti 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 3 pikë, Erzeni 0 pikë, Partizani 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Studenti e Skënderbeu marrin kryesimin e Superligës, fitorja e parë në kampionat për Tiranën appeared first on Telesport.