Në një intervistë të fundit për Bild TV, presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ndër të tjera, foli hapur edhe për negociatat mes klubit bavarez dhe Michael Olise. Hainer pati dhe një mesazh të qartë për Real Madridin, duke ditur interesimin e këtyre të fundit ndaj yllit francez.

“Bayern Munich është një klub që nuk ka nevojë të shesë. Ne i marrim vendimet tona nga një pozicion force. Michael Olise ka kontratë me ne deri në vitin 2029”, tha fillimisht Hainer.

“Do të doja që ai ta zgjaste kontratën në një moment të caktuar dhe shpresoj se do ta bëjë. Pavarësisht nëse Real Madridi apo dikush tjetër bën ndonjë lëvizje, ne dimë si të mbrohemi mjaft mirë. Bayern Munich ka shumë për të ofruar”, shtoi presidenti Hainer.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, Bayern Munich synon t’i ofrojë futbollistit francez një kontratë që zgjat deri në vitin 2032 dhe një përmirësim të ndjeshëm të rrogës që merr aktualisht, që është 14 milionë euro. Me kontratën e re, rroga e Olise do të jetë 25 milionë euro ose diçka më shumë.

The post “Bosi” i Bayern-it paralajmëron Real Madridin: Ne dimë si të mbrohemi mjaft mirë… appeared first on Telesport.