Cagliari dhe Juventus janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A. Sfida në “Unipol Domus” u zhbllokua në minutën e 20-të, ku Daniel Maldini provon të gjejë golin, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja juventine, megjithatë vendasit insistojnë deri në fund dhe pas asistit të Paul Mendy, ishte ish-mesfushori i Milanit dhe Atalantës që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Cagliari iu a rua golit të dytë, por goditja e Harry Winks u ndal mjeshtërisht nga Guglielmo Vicario. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Cagliarin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Edon Zhegrova zuri vendin e Francisco Conceicao. Goli i barazimit për Juventusin do të vinte në minutën e 81-të, ku Kolo Muani shënoi me kokë, pas krosimit të Kerim Alajbegovic.

Në minutën e 85-të, Juventus i afrohet golit të dytë, sërish me Kolo Muani, por goditja e francezit këtë herë ndalet nga traversa. Rezultati final, 1-1. Cagliari renditet në vendin e katërt me 13 pikë, Juventus në vendin e gjashtë me 11 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Kolo Muani shpëton Juventusin nga humbja. Bardhezinjtë mjaftohen me një pikë ndaj Cagliarit (video) appeared first on Telesport.