Supersfida e javës së gjashtë në Premier League, Liverpool-Manchester City, është mbyllur 0-3 për “Qytetarët”.
Pavarësisht rivalitetit që nisi nga minuta e parë e deri në fund, pjesa e parë në “Anfield” u mbyll 0-0 dhe nuk është se pati ndonjë rast të rrezikshëm konkret, për secilën nga skuadrat.
Liverpool e nisi vrullshëm pjesën e dytë, Lewis Koumas kishte një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, pasi doli i vetëm përballë Donnarumma-s, por italiani bëri një super pritje.
Në minutën e 49-të, tjetër mundësi e mirë për të kuqtë, por sërish Donnarumma ishte vendimtar me pritjen e tij ndaj goditjes së Ryan Gravenberch, këtë herë.
Në minutën e 60-të, ishte radha e City-t për t’iu afruar golit të avantazhit, por goditja e Erling Haaland ishte e pasaktë dhe përfundoi afër me shtyllën e majtë.
Në minutën e 62-të, ndërlikohen gjërat për Liverpool-in, pasi Ryan Gravenberch kryen një faull ndaj Jeremie Doku dhe merr kartonin e dytë të verdhë, duke dalë kështu nga fusha me karton të kuq.
Sfida u zhbllokua në minutën e 65-të, ku një top i devijuar pas goditjes së Doku, shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga Haaland, i cili bën atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 68-të, Doku dyfishon shifrat për Man. City, me një gol tejet të bukur, pas pasimit të gjatë që mori nga mbrojtja nga Elliot Anderson dhe goditjes fantastike brenda zonës së rreptësisë.
Në minutën e 78-të, ishte radha e Rayan Cherki për të gjetur golin e tretë për City-n dhe për të fundosur përfundimisht Liverpool-in.
Manchester City fiton 0-3 dhe merr fitoren e gjashtë rresht në Premier League dhe kryeson renditjen me 18 pikë të plota. Liverpool duket në gjurmët e sezonit të kaluar, me shumë luhatje.
The post Liverpool i pafuqishëm, Man. City i jashtëzakonshëm në pjesën e dytë në “Anfield” dhe merr një super fitore (video) appeared first on Telesport.
