Milan ka hedhur një tjetër hap fals në Serie A, pas barazimit 1-1 në transfertën ndaj Sassuolo, në javën e gjashtë në Serie A.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe pati vetëm dy raste të rrezikshme nga kuqezinjtë në fund të saj, me Goncalo Ramos dhe Strahinja Pavlovic, por në të dyja rastet, Aro Muric u tregua i vëmendshëm me pritjet e tij.

Sfida në Reggio Emilia u zhbllokua në minutën e 63-të, ku pas një aksioni të bukur të kuqezinjve dhe kombinimit me Luka Modric, ishte Adrien Rabiot që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN

Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 68-të me Cas Odenthal, i cili duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi, dërgoi topin në rrjetë, pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e dënimit. SHIKOGOLIN

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1. Milan mbetet në vendin e pestë me 12 pikë, 4 pikë më pak se kryesuesit e Interit dhe të Lazios. Sassuolo mbetet në vendin e dhjetë.

The post Milan humb gjurmët ndaj kreut, kuqezinjtë nuk marrin dot më shumë se një pikë ndaj Sassuolo (video) appeared first on Telesport.