Cagliari i drejtuar nga Fabio Pisacane, është padyshima surpriza më e bukur e këtij sezoni deri tani në Serie A. Kuqeblutë po udhëheqin 1-0 ndaj Juventusit, pas pjesës së parë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë.

Sfida në “Unipol Domus” u zhbllokua në minutën e 20-të, ku Daniel Maldini provon të gjejë golin, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja juventine, megjithatë vendasit insistojnë deri në fund dhe pas asistit të Paul Mendy, ishte ish-mesfushori i Milanit dhe Atalantës që dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 33-të, Cagliari iu a rua golit të dytë, por goditja e Harry Winks u ndal mjeshtërisht nga Guglielmo Vicario. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Cagliarin. Një Juventus totalisht në hije. Edon Zhegrova gjendet sërish në stol, pavarësisht formës së mirë që tregoi te Kosova.

SHIKOGOLIN

The post Zhegrova sërish në stol, Cagliari surprizon Juventusin në pjesën e parë. Vendimtar Maldini (video) appeared first on Telesport.