“Nuk mund të pësojmë gola të tillë, sepse kjo është një situatë për të cilën punojmë pothuajse çdo ditë. Janë detaje, por në fund, sipas meje, humbëm dy pikë”. Adrien Rabiot nuk i fshehu kritikat pas barazimit të Milanit në transfertën ndaj Sassuolos.

“Pas golit, pësuam menjëherë dy raste të rrezikshme, por na shpëtoi Mike (Maignan). Më pas erdhi edhe goli nga goditja standarde. Janë gjëra të vështira për t’u kuptuar. Duhet ta rishohim ndeshjen dhe të analizojmë gjithçka.

Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, por mund të kishim bërë shumë më tepër, duke pasur parasysh lojtarët që kemi në dispozicion dhe mënyrën si jemi përgatitur gjatë javës”, – përfundoi mesfushori francez.

 

The post Rabiot: Nuk mund të pësojmë gola të tillë, humbëm dy pikë ndaj Sassuolos appeared first on Telesport.