Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, mbetet optimist pas barazimit 1-1 me përmbysje ndaj Cagliarit, ndonëse bardhezinjtë vazhdojnë të jenë larg kreut. “U thashë djemve se, duke luajtur kështu, do të fitojmë shumë ndeshje”, – deklaroi ai.
Për zgjedhjet taktike, Spalletti shpjegoi: “Në minutën e 25-të të pjesës së parë, e zhvendosa McKennie në të majtë, ndërsa Nico Gonzalez bëri atë që kishte bërë Woltemade. Ai është sulmues i dytë dhe luajti si i tillë. Për më tepër, është më i miri ndër lojtarët tanë në lojën me kokë. Kolo, kur largohet nga zona, bëhet më i vështirë për t’u markuar”.
Trajneri shtoi: “Nuk mendoj për rezultatin e kësaj ndeshjeje, por për ta mbyllur mirë karrierën, sepse tashmë jam 70 vjeç. Bëmë një paraqitje të madhe. Kolo shënoi në një moment të vështirë për ne. Duhet të shtojmë vendosmërinë. Duhet t’i përgëzoj lojtarët, edhe pse jam pak i zemëruar, sepse këto janë ndeshje që duhen fituar”.
A i mungon skuadrës karakteri i tij: “Çfarë lidhjeje kam unë me këtë? Duhet të arrij të menaxhoj potencialin e skuadrës. Përpiqemi të shtojmë diçka më shumë, por këto janë gjëra normale”.
Çfarë ndodhi me Mina: “Si vitin e kaluar, ai na ngatërron me sjelljet e tij prej lojtari të fortë. Duhet të mbrohemi nga disa qëndrime, por skuadra që fiton i ka më shumë episodet në favor. Duhet të kërkosh ta vendosësh vetë fatin e ndeshjes, jo të presësh çfarë ndodh”.
The post Spalletti sheh anën pozitive: Duke luajtur kështu, do të fitojmë shumë ndeshje appeared first on Telesport.
