Pasi u përfol për kalime të mundshme te disa klube të Serisë A gjatë verës, Gabriel Jesus u largua nga Arsenal për të nisur një kapitull të ri te Barcelona. Konkurrenca për një vend në formacion është e fortë, por sezoni është i gjatë dhe ka hapësirë ​​për të gjithë.

Gjithsesi, braziliani ka shënuar tashmë tre gola në këtë fazë të hershme të sezonit për klubin “blaugrana”, përfshirë një gol në fitoren 3-0 ndaj Getafe.

“Ndihem mirë; të jesh te Barça është një ëndërr e kam thënë shpeshherë. Të luash me këta djem është kaq e lehtë, të gjithë luajnë shumë mirë. Ata e kanë gjithmonë topin në këmbë, gjë që ma bën më të lehtë krijimin e rasteve për shënim. Jam gati të shënoj“, tha Gabriel Jesus

Ai komentoi gjithashtu trajnerin Hansi Flick dhe mungesën e Raphinha, mungesë të cilën ai ndihmoi ta zbusë: “Flick ka shumë besim te lojtarët. Po luajmë shumë mirë. Krijojmë raste sa herë jemi në fushë. Duhet të shënojmë. Shpresoj që Raphinha të rikuperohet shpejt, sepse mungesa e tij ndihet.”

“Kam luajtur për ekipe që shënonin gjithmonë shumë gola. Tani jam me një ekip tjetër që shënon po aq shumë. Duhet të vazhdojmë të shënojmë shumë për të fituar ndeshjet dhe, në fund, për të fituar trofe. Kjo është gjëja më e rëndësishme“, tha Jesus.

The post Gabriel Jesus merr përsipër të zëvendësojë Raphinha: Të luash për Barçën është kaq e lehtë… appeared first on Telesport.