Për sot paralajmërohet mot i ndryshueshëm dhe me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Do të fryjë erë e matir, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 22 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.

Nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore, pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira, vende-vende me reshje të kohëpaskohshme, të xilat në viset e larta do të jenë me borë. Prej nesër e deri në fillim të fundjaëvs do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, e cila kohë pas kohe vende-vende do të jetë e fuqishme.