Një gol barazimi dhe një goditje e fuqishme që u përplas në traverse. Kolo Muani, autori i golit që i dha barazimin Juventus ndaj Cagliari, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat.
Francezi nuk është aspak i kënaqur me atë pikë të vetme: “Jam disi i zhgënjyer nga mënyra se si shkoi ndeshja, sepse i patëm rastet. Duke marrë parasysh rrjedhën e lojës dhe mundësitë që krijuam, vërtet duhet të ishim larguar me të tria pikët.”
Gjithsesi, Juve e pjesës së dytë tregoi përmirësim krahasuar me të parën: “Në pushimin mes pjesëve, trajneri na kërkoi të dërgonim më shumë krosime në zonë dhe hyrja e Woltemade m’i lehtësoi gjërat”.
“Krijuam shumë. Me të në fushë, kundërshtari ka një kërcënim shtesë për t’u shqetësuar, gjë që më jep më shumë liri“, shtoi Kolo Muani.
Goli i mundësoi atij të zhbllokohej në kampionat: “Nuk është e lehtë për një sulmues kur golat mungojnë, por gjithmonë e kam ndjerë besimin e të gjithëve tek unë. Thjesht duhet të vazhdosh të punosh dhe të ecësh përpara.”
The post Kolo Muani: Jam i zhgënjyer nga barazimi, patëm kaq shumë raste, duhet të kishim marrë 3 pikët appeared first on Telesport.
