Ndeshja e fundit në kampionat ishte e vështirë për Bayern Munich, i cili arriti vetëm një barazim 2-2 në transfertë ndaj Augsburgu. Vendasit kaluan dy herë në avantazh dhe bavarezët arritën dy herë të barazonin shifrat.

Këtë herë, sulmuesi anglez Harry Kane nuk shënoi, por dha dy assist për dy golat e skuadrës së tij. Në një prononcim për kanalet zyrtare të klubit, ai tha: “Në një ditë tjetër, do ta kishim fituar këtë ndeshje”.

“U dhuruam atyre dy raste të lehta dhe ata na ndëshkuan. E pamë veten në disavantazh dy herë, goditëm traversën dhe shtyllën si dhe krijuam një numër të jashtëzakonshëm rastesh. Por, në fund të fundit, duhet të jemi të kënaqur me pikën që morëm“, tha Kane.

The post Bayerni ndalet, reagon Kane: U bëmë dy dhurata dhe na ndëshkuan, të kënaqemi me pikën që morëm appeared first on Telesport.