“Champions League? Sezonin e kaluar dhamë gjithçka. Kjo na solli gëzim neve dhe tifozëve tanë. Na bëri gjithashtu të ndiheshim krenarë. Do të jetë e vështirë, sepse do të përballemi me disa nga skuadrat më të trofeshme në botë, por me mbështetjen e tifozëve tanë do të kemi diçka më shumë”. Kështu u shpreh Paulo Dybala për kanalet e UEFA-s, në prag të ndeshjes së të mërkurës kundër Real Madridit.
“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të ndërtoja një karrierë të tillë këtu, – shtoi argjentinasi, duke folur për rrugëtimin e tij në Itali. – Ky vend më ka pritur krahëhapur. Njerëzit më kanë ndihmuar të rritem si njeri dhe si futbollist. Këtu kam përjetuar shumë emocione, momente të bukura dhe të trishtuara, ashtu siç ndodh në jetën e çdo njeriu. Shpresoj që karriera ime të ketë një fund në Itali”.
Ku? “Në Romë, me Romën. Por është ende herët për të folur për këtë”, – përfundoi Dybala.
The post Dybala: “Shpresoj ta mbyll karrierën në Romë, por është herët për të folur për këtë” appeared first on Telesport.
