Në prag të përballjes ndaj Barcelonës në Champions League, Ismael Garcia, ndihmëstrajneri i Galatasaray, tha se të luash kundër klubit katalanas është njësoj si të shkosh te denitsti, në intervistën e tij për Sport.

“Të luash kundër Barcelonës është si të shkosh te dentisti. E di që do të të shkaktojë dhimbje, por duhet të shkosh dhe ta përballosh situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha fillimisht Garcia.

“Barcelona është favoritja kryesore për të fituar titullin e Champions League. Por, siç ndodh me të gjitha skuadrat, ata kanë dobësi që besojmë se jemi të aftë t’i shfrytëzojmë për t’i dëmtuar. Shpresoj t’ia dalim mbanë”, shtoi ndihmëstrajneri i Galatasaray-it.

Në lidhje me mungesën e Raphinha-s në këtë takim për shkak të problemeve fizike, Garcia u shpreh se ky ishte një lajm i mirë për ta.

“Jemi të lumtur që Raphinha do të mungojë nesër, pasi ai po bën paraqitje të shkëlqyera. ër momentin, e shoh atë si një lojtar të niveleve më të larta, i cili, njëkohësisht, nuk e merr vlerësimin që meriton.

Sa i përket Yamal-it, ai është lojtari më i talentuar në botë për momentin, por ndonjëherë mund të ketë disa shkujdesje në mbrojtje. Ndoshta do të mund ta shfrytëzojmë këtë”, tha Garcia.

The post “Të luash ndaj Barcelonës është si të shkosh te dentisti. Jemi të lumtur që mungon Raphinha” appeared first on Telesport.