Michael Olise e nisi mirë ndeshjen, por më pas u zbeh në transfertën e vështirë të Bayern Munich në Norvegji. Bavarezët përmbysën me meritë disavantazhin 0-2 të pjesës së parë, por francezi u bë protagonist i një episodi të shëmtuar.

Rreth 15 minuta para përfundimit, Olise mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash: fillimisht tërhoqi nga fanella një kundërshtar dhe më pas, pas një përplasjeje me kapitenin e Viking Stavanger, Zlatko Tripic, i gjuajti këtij të fundit topin në fytyrë. Arbitri bullgar Georgi Kabakov e ndëshkoi me karton të kuq.

Për Olise ishte përjashtimi i parë në karrierën e tij si profesionist. Harry Kane, autor i dy golave që mundësuan rikthimin e Bayernit në ndeshje, kritikoi shokun e skuadrës: “Në pjesën e dytë u rikthyem mirë dhe luftuam për të përmbysur rezultatin. Kartoni i kuq e ndryshoi të gjithë ndeshjen. Ai duhet të marrë përgjegjësinë për atë që bëri. Ishte një gabim dhe gabime ndodhin. Duhet të mësojë prej tij”.

 

The post Kane kritikon Olise, pas përjashtimit me të kuq: Duhet të marrë përgjegjësinë për atë që bëri appeared first on Telesport.