Cristiano Ronaldos i mungojnë vetëm 19 gola për të arritur shifrën historike prej 1000 golash zyrtarë në karrierë, një rekord që nuk është arritur nga asnjë futbollist tjetër. Portugezi mund ta realizojë këtë objektiv gjatë këtij sezoni me Al Nassr.

Megjithatë, Ronaldo Nazário nuk e konsideron CR7 futbollistin më të mirë të historisë. Në një intervistë për “ESPN Brasil”, “Fenomeni” deklaroi: “Nuk më pëlqen të përfshihem në këto diskutime. Mendoj se njerëzit kanë vetëvlerësim shumë të lartë”.

Ai pranoi se Cristiano ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe shënuar gola të çdo lloji, madje duke ndryshuar edhe pozicionin gjatë karrierës: nga krahu i majtë te Manchester United dhe Sporting, në qendër të sulmit, me kalimin e viteve.

“Cristiano Ronaldo ka një histori fantastike dhe ka arritur gjëra të mrekullueshme. Ka shënuar gola të çdo lloji. Pa dyshim, është ndër më të mirët. Nuk jam dakord me të, por respektoj mendimin e tij. Do ta rendisja në 10 më të mirët e historisë”, – u shpreh Ronaldo Nazário.

Për legjendën braziliane, renditja e më të mirëve është e qartë: “Pelé do të ishte numri një, pa asnjë dyshim, ndërsa Messi dhe Maradona do të ndanin vendin e dytë”. Ish-sulmuesi pranoi se listën e ndryshon sa herë pyetet për këtë temë.

The post Ronaldo Nazário i kundërvihet CR7: Je ndër më të mirët në histori, por më i miri…, nuk jam dakord appeared first on Telesport.