Një “hat-trick” me shije derbi në “San Siro” për Nicolò Tresoldi. Sulmuesi 22-vjeçar që luan me Club Brugge ishte protagonist për skuadrën e tij në fitoren 4-3 në “San Siro” ndaj Inter, në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Detaji interesant është se Tresoldi është një tifoz i zjarrtë i Milan. Një besnikëri futbollistike prej së cilës nuk është larguar kurrë. Përkundrazi, ai e theksoi këtë edhe në intervistën e dhënë.

“Për mua, ky është një derbi. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të luaja në ‘San Siro’. Të luash kundër Inter, veçanërisht si tifoz i Milan, e bën gjithçka edhe më të veçantë; është një ëndërr që bëhet realitet”, tha Tresoldi.

Babai I lojtarit tha: “A do të luajë ndonjëherë në Serie A? Ndoshta. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milan. Nëse do ta telefononte Inter nuk jam aspak i sigurt se do ta pranonte. Tifozi brenda tij mund të mbizotëronte.”

Më tej, pas ndeshjes, Tresoldi tha: “Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e Milan para ndeshjes. Jam i lumtur për Brugge dhe për futbollin belg, për mua, vërtet u ndje si një derbi. Po luanim kundër ekipit më të mirë në Itali dhe njërit prej më të mirëve në botë”.

The post Shënoi 3 gola në “San Siro”, Tresoldi thumbon Inter: Jam tifoz i Milan, për mua ishte si një derbi appeared first on Telesport.