Shqetësim në mesin e banorëve të Dobërdollit, pasi një ari është parë për herë të dytë në afërsi të Shkollës Fillore “Sali Lisi”, shkruan TV21.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, kafsha është vërejtur në rrugën pranë shkollës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve, veçanërisht të fëmijëve që frekuentojnë këtë institucion arsimor.
Për shkak të përsëritjes së rastit në të njëjtën zonë, banorëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve, veçanërisht në afërsi të shkollës.
Gjithashtu, qytetarët ftohen që çdo informacion të rëndësishëm ta raportojnë tek institucionet përkatëse, ndërsa rekomandohet të shmanget përhapja e informacioneve të pakonfirmuara.
Deri në sqarimin e plotë të situatës, kujdesi dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse mbeten të rëndësishme për sigurinë e komunitetit.
