“Kritikat në klubet e mëdha janë normale, e kuptova që në ndeshjen kundër Juventusit. Unë kam punën time dhe zhurmën përreth ua lë të tjerëve. Jemi në fillim të diçkaje, skuadra po përmirësohet, por objektivi ynë është të fitojmë dhe të marrim më shumë pikë. Çdo projekt kërkon kohë, por sot është e pamundur të presësh, duhet të fitosh”, – deklaroi trajneri i Milanit, Ruben Amorim, para ndeshjes së “Europa League”.
Për kundërshtarin, Salzburgun, tha: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Janë teknikë dhe luajnë me ritëm. Duhet të jemi të përgatitur fizikisht”. Për të riun Camarda, shtoi: “Po stërvitet mirë dhe sot do të ketë një mundësi, me gjithnjë e më shumë minuta. Gjithsesi, nuk do t’ju them nëse do të luajë nga minuta e parë. Na duhen të gjithë, rotacionet janë të nevojshme”.
Pas zhgënjimit ndaj Sassuolos, Amorim siguroi se skuadra është gati: “Për ne, çdo ndeshje është si Champions-i”. Për marrëdhënien me Cardinale, përfundoi: “Folëm për të ardhmen dhe fazën përgatitore të ardhshme. Asgjë më shumë”.
The post Amorim: Për ne kjo garë është si Champions-i, me Cardinale kemi folur për të ardhmen appeared first on Telesport.
