Dy të rinj nga Tearca kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Dobrosht.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti është raportuar në SPB Tetovë më 15 tetor, rreth orës 01:50. Një automjet i markës “Seat”, me targa të Tetovës, që drejtohej nga 20-vjeçari A.M. nga Tearca, ka dalë nga rruga.

Si pasojë, lëndime të rënda kanë marrë drejtuesi dhe bashkudhëtari i tij, A.I., gjithashtu nga Tearca. Lëndimet e të dyve janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Një ekip i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes. Në informacionin e publikuar nuk jepen detaje për shkakun e daljes së automjetit nga rruga.

/Monitor.mk