Një mosmarrëveshje në trafik në Tetovë ka përfunduar me denoncim për tentim sulmi me mjet të mprehtë dhe dëmtim automjeti. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një 20-vjeçar nga qyteti.
Sipas informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 14 tetor, rreth orës 14:00, efektivët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.T. (20), në rrugën “Ilindenska”.
Paraprakisht, E.O. (24) nga Reçica e Vogël kishte denoncuar se rreth orës 10:20, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, B.T. kishte tentuar ta sulmonte me një mjet të mprehtë dhe i kishte dëmtuar automjetin.
Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet procedura përkatëse./monitor.mk/
