Një zjarr ka shpërthyer në një trafostacion në fshatin Likovë, duke dëmtuar edhe një automjet të parkuar të markës “Seat Altea”. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Sipas njoftimit të SPB Kumanovë, rasti është raportuar në polici sot, më 15 tetor, në orën 03:43, nga banori Sh.A. nga Likova.
Njësia Territoriale e Zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe e ka shuar zjarrin.
Një ekip i SPB Kumanovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes. Në njoftim nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit.
/Monitor.mk/
